Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Tirana

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Tiranë

Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në kryeqytet.

Në rrugën e Kavajës, në  një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat