Veliaj delegatëve të Kongresit: Na bëni oponencë. s’kemi kohë për të humbur

Tirana

Veliaj delegatëve të Kongresit: Na bëni oponencë. s’kemi kohë për të humbur

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:12
Erion Veliaj

Socialistët do të zgjedhin më 16 nëntor delegatët për Kongresin Zgjedhor. Sekretari i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla zbulon se për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor do të testohet votimi në rrugë elektronike.

Ndërkohë ministrja Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj thanë se kjo është një riorganizim i PS-së për një mandat të tretë në 2021.

Elisa Spiropali:  "Në janar presim të kemi një kongres të jashtëzakonshëm me të gjitha prurjet e reja të këtij procesi riorganizimi në të gjithë Shqipërinë. Jemi të bindur që ky proces është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021 me Edi Ramën kryeministër”

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se PS kujdeset çdo ditë që të fitojë besimin e qytetarëve në çdo zonë të kryeqytetit.

"Asnjë socialist i mirë nuk e merr për të mirëqenë fitoren, nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë, sikur është beteja jonë më e rëndësishme, për ta fituar atë ditë. Ne nuk na duhet të fitojmë njëherë në 4 vite, ne duhet të fitojmë besimin, mendjen, zemrat e njerëzve përditë. Ne kemi bërë më shumë se të tjerët, por një socialist i vërtetë shqetësohet edhe për kopshtin me drekë dhe lufton sikur ajo të jetë beteja jonë finale”, nënvizoi Veliaj.

Teksa u ndal edhe në bojkotin që opozita i bëri jetës parlamentare dhe përgjegjësive të saj para vendit, Veliaj theksoi se tashmë mazhoranca ka një detyrë shumë herë më të madhe për të mos rënë në grackën e vetkënaqësisë. “Unë e di nga puna ime, kryeministri ma ka treguar disa here nga puna e tij, dhe jam i sigurtë edhe ministrat dhe deputetët, është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtarët. Kur opozita ishte prezente, sado destruktive, sado me stërkëmbësha, sado me intriga, me shpifje, gjithsesi ishte një forcë presioni. Nga eksperienca ime ma bënte edhe mua punën më të lehtë, se vinte re ku kishim gabimet në bashki ose gjërat që mund të përmirësoheshin, qe ndoshta na kishin dalë nga radari. Kur s’e ke këtë, duhet të bësh vetë edhe kritikun e skuadrës tënde. Sepse nëse e lëmë këtë vakum dhe nuk reflektojmë mbi çfarë mund të bëjmë më mirë, atëherë do të biem në një grackë vetkënaqësie. Ndaj detyra e delegatëve është të na bëjnë edhe oponencë”, shtoi ai

Premtimi i Velise per 2020

Erion Veliaj: Në vitin 2020 Tirana mbush 100 vjeç dhe mbyll shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve dhe fillon kapitullin e dytë , shekullin e dytë si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Sa kohë kemi humbur me llafe kot, sa kohë kemi humbur duken shkatërruar kënde lodrash, duke bllokuar unazën e Tiranës, duke dalë kundër çdo sheshi, kundër çdo teatri, kundër çdo pazari. Do të duhet të injektojmë që në shekullin e dytë të kapim çdo kohë të humbur që kemi humbur në shekullin e parë. Në shekullin e dytë dua të garantoj çdo qytetar të Tiranës që të jetë akoma më moderne, do ti ketë ato rrugë, ato autostrada, ato unaza, do ti ketë ato teatro, ato parqe, do ti ketë të gjitha gjërat që ka çdo vend tjetër në bashkimin evropian”, theksoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat