Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të...

Tirana

Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të...

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:13
Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të...

​Aksioni i mëngjesit të sotëm në zonën e ashtuquajtur të “Astirit” për rrënimin e disa banesave nga autoritetet shqiptare solli përplasje mes policisë dhe banorëve të cilët e kundërshtuan këtë aksion.

Për pasojë, pati të plagosur si nga radhët e policisë ashtu edhe në mesin e banorëve duke bërë që të reagojë edhe presidenti shqiptar Ilir Meta, si dhe shumë të tjerë, e në mesin e tyre edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

Mirëpo, Bashkia e Tiranës ka reaguar pas komunikatës së VV-së duke e sulmuar e duke thënë se është e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar dega e Tiranës së Albin Kurtit.

Në reagimin e Bashksië Tiranë thuhet se “Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut (Balliu) apo suflerin e Orjolës (Pampuri, ish-deputete e PD) në Tiranë”.

“Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike! Kurse sa për dhunën shtetërore ndaj dhunuesve të policisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës s’ka mbështetur dhe as ka ndërmend të mbështesë ndonjëherë ata që mund të sulmojnë policinë me gurë e me shishe në Kosovë për llogari të shkelësve të ligjit kur Albini të jetë në detyrë. Por, ka detyrë t’ia thotë publikisht kryeministrit në ardhje të Kosovës se Tirana është shtëpia e çdo shqiptari, jo shesh për përsheshet e atyre shqiptarëve që shkelin ligjin apo atyre që frymëzojnë dhe mbështesin shkelësit e ligjit, në Shqipëri, në Kosovë apo kudoqofshin në globin tokësor”, thuhet në reagim.

Bashkia e Erion Veliajt kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që sipas tyre i kanë dalë jashtë kontrollit.

“Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat