Sheshi “Skënderbej”sot një ferme gjigante në mes të Tiranës

Tirana

Sheshi “Skënderbej”sot një ferme gjigante në mes të Tiranës

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Sheshi “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet kishte marrë sot pamjen e një ferme gjigante në mes të Tiranës. U hap Panairi “Shqipëria Punon Tokën”. 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

bënë një vizitë nëpër stendat e panairit, për të parë nga afër prodhimet bujqësore dhe për të takuar fermerët e ardhur nga i gjithë vendi.

Edi Rama:“Se prisja kaq të madh. Ka shumë gjëra për të parë dhe mësuar. Do të doja të riktheheshim nesër për të takuar cdonjërin për të folur. Ajo që nuk del në pasqyrat e medias është mundësi prë ta parë e kapur si sintezë”

Ministri Bledi Çuçi tha se ky panair është një ngjarje e madhe festive për bujqësinë shqiptare, agropërpunimin, akuakulturën dhe sektorin rural në tërësi.

“Ne kemi një rritje dyshifrore sa nga viti në vit sa i takon eksporteve” tha Bledi Çuçi.

 Numri i pjesëmarrësve në këtë panair nga radhët e fermerëve, sipërmarrësve të agropërpunimit, agroturizmit, por edhe insitucioneve financiare që kreditojnë bujqësinë përllogaritet në rreth 400.

Panairi “Shqipëria Punon Tokën” transformoi sheshin “Skënderbej” . Një fermë me kafshë të ndryshme u instalua në një hapësire të veçantë të sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu  Harta e Shqipërisë është e vendosur në sipërfaqen e sheshit, si dhe një balon e madhe që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në mbrëmje do të ketë edhe një koncert nga kuarteti Peter Pan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat