Veliaj: Vë buzën në gaz për ata që dje shanin stadiumin, e sot kërkojnë bileta - Bota Sot
Veliaj: Vë buzën në gaz për ata që dje shanin stadiumin, e sot kërkojnë bileta

Tirana

Veliaj: Vë buzën në gaz për ata që dje shanin stadiumin, e sot kërkojnë bileta

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:45
Erion Veliaj

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka ironizuar kritikët e stadiumit të ri kombëtar. Sipas tij, koha tregoi se edhe ata të cilët në fillim ishin skeptikë dhe tentuan të bllokonin zhvillimin, nesër do të ndjekin Kombëtaren në stadiumin e ri.

Veliaj: Kur kujtoj sesa sherr, shamata, stërkëmbësha, teori konspiracioni dhe histeri pati stadiumi, dhe kur shoh sesi shumë nga ata që e shanë, sot janë duke kërkuar bileta, që është normale për një ndeshje të parë inauguruese, nuk mund të shkojnë të 1 milion qytetarët e Tiranës, më bën të vë buzën në gaz dhe të kujtoj se gjithmonë duhet ta kemi fokusin tek shumica e heshtur e atyre njerëzve që votojnë, ndihmojnë demokracinë, jo tek një minorancë e zhurmshme që as nuk i ka votuar njeri, as nuk pranojnë të vijnë në ndonjë garë dhe vetëm duan të bllokojnë historitë e suksesit të këtij qyteti.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndërtimi i tij është treguesi më i mirë i fuqisë transformuese që ka vota.

Veliaj: Unë e mbaj mend ditën e parë kur kryeministri pati idenë gjeniale që të mos e transferojmë stadiumin në periferi, por të jetë një hapësirë ku njerëzit të ecin, të mos marrin makinat e të shkaktojnë më shumë ndotje. Stadiumi është tek njësia jonë, tek njësia 2, ndaj jemi edhe njësia e stadiumit dhe arsyeja pse e përmend këtë është se të gjitha këto që folëm kanë lidhje me votën. Ne votojmë që një parti të bëhet më e mirë, që delegatët e delegatet më të mira t’i çojmë në drejtim të partisë, që kjo parti më pas të marrë drejtimin e shtetit e vendit, që pastaj kur një parti e mirë merr vendimet për drejtimin e vendit, qofshin këto si infrastruktura e stadiumit, do të përfaqësojnë shumicën e interesit publik.

Deklaratat kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS-së,  i bëri pasi votoi në njësinë 2 në kryeqytet për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të kësaj force politike.

Veliaj theksoi se ky proces tregoi edhe njëherë se PS është një organizëm aktiv, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat