Në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 12-të i hotelit

Tirana

Në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 12-të i hotelit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 12 i një hoteli në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 nëntor, ndërsa nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 34-vjeçarja G. V., banuese në Tiranë, vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetë-hedhur nga shkallët e emergjencës të hotelit.

“Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetë-hedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat