Është përfshirë nga flakët godina e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë.
Zjarri ka përfshirë katin e fundit të godinës, ndërsa nga dritaret e kësaj ndërtese po dalin shtëllunga të mëdha tymi.
Nga informacionet e para mësohet se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak është bërë mbingarkesa në rrjetin elektrik.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes të cilat kanë mundur të shujanë flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.