Fëmijët e të pushkatuarit fitojnë gjyqin: T'i hiqet emri "Mehmet Shehu" një rruge në Ballsh

Tirana

Fëmijët e të pushkatuarit fitojnë gjyqin: T'i hiqet emri "Mehmet Shehu" një rruge në Ballsh

Më: 11 janar 2020 Në ora: 14:59
Rruga

Fëmijët e Jonuz Kacelit, tregtarit nga Tirana, i cili u pushkatua padrejtësisht më 27 shkurt të vitit 1951 fituan gjyqin me këshillin bashkiak të Mallakastrës duke urdhëruar këtë këshill të shfuqizojë vendimin e datës 29.05.2002 dhe të hiqet emri I ish kryeministrit “Mehmet Shehu” rrugës drejt uzinës së Ballshit.

Gjithashtu detyron që këshilli bashkiak, të paguajë në masën prej 300 mijë lekësh të reja për dëmin jopasuror ndaj fëmijëve të Jonuz Kacelit.

Padia

Fëmijët Osmani dhe Mirvjeni dërguan si fillim cështjen tek komisionieri për mbrojtjen nga diskriminimi. Ky institucion në 13 qershor 2018 mori vendim dhe I kërkoi bashkisë të heqë emrin. Por  bashkia nuk e mori parasysh. Më pas familja Kaceli iu drejtua gjykatës.

Kjo e fundit në mesin e 2019 urdhëron bashkinë të heqë emrin. Por ndërkohë që gjykata ka urdhëruar në aplikacionin e hartës online emërtimi është ende i dukshëm

Kush është Jonuz Kaceli

Edhe pse në vitet 1942-1944 Jonuz Kaceli iu bashkua forcave partizane, në vitin 1951 ai u konsiderua armik i partisë. Pas arrestimit ai është torturuar në hetuesi. Madje rezulton të jetë vrarë nga oficerët e sigurimit në 25 shkurt të vitit 1951 ndërsa familja iu internua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat