Ekspertët daneze e italianë do analizojnë dhe Unazën e Madhe

Tirana

Ekspertët daneze e italianë do analizojnë dhe Unazën e Madhe

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:17
Ekspertët daneze e italianë do analizojnë dhe Unazën e Madhe

Përmes teknologjisë së fundit kompania daneze ka zhvilluar matje edhe në Unazën e Madhe. Analizës së Dynatest do t'i nënshtrohet jo vetëm cilësia e rrugës, por dhe gjerësia e trotuareve dhe e akseve. Klinton Ktona, inxhinier i ITM shprehet se Dynatest ka aftësinë të zbulojë të gjithë problematikat.

Ekspertët danezë dhe italianë në bashkëpunim me Ora News kanë vijuar me matjet e standardeve në rrugët e kryeqytetit.

Në qendër të vëmendjes janë shtresat e asfaltit, cilësia e materialeve, por dhe gjerësia e trotuareve dhe të akseve.

Kjo pasi shpesh janë hedhur akuza për ngushtimin e tyre, duke fituar qoftë dhe nga pak centimetër shuma të mëdha.

Ekspertët janë ndalur jo vetëm në rrugët urbane, si "Teodor Keko" apo "Xhanfize Keko", por dhe në Unazën e Madhe ku përmes pajisjes Dynatest kanë kryer matjet.

Klinton Ktona, Inxhinier i ITM shprehet se makineria  ka aftësinë  të zbulojë  të gjithë problematikën e rrugës.

Klinton Ktona: "Përmes këtyre pajisjeve bëhet dedektimi i të gjitha shtresave rrugore, vrazhdësisë së rrugës, nxjerr profilet gjatësore dhe tërthore".

Po ashtu dhe inxhinierët italianë flasin për procesin që ndjekin.

"Pajisja është e aftë të llogarisë profilin transversial për të pasur një vlerësim të trotuarit dhe një pjese tjetër me të cilën mund të llogarisim cilësinë e sipërfaqes së trotuarit."

Ora News siguron se në përfundim të ekspertizës do të bëjë transparente të dhënat, duke u ofruar shqiptarëve një panoramë të plotë të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat