Vrasja në Tiranë, çfarë deklaruan në polici personat që ishin në tavolinë me 28- vjeçarin - Bota Sot
Vrasja në Tiranë, çfarë deklaruan në polici personat që ishin në tavolinë me 28- vjeçarin

Tirana

Vrasja në Tiranë, çfarë deklaruan në polici personat që ishin në tavolinë me 28- vjeçarin

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:00
Tiranë

Policia ka marrë në pyetje personat që ndodheshin në tavolinë me Vilson Tafçiun (Noka), 28-vjeçarin që u vra sot me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet.

Ata kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën dhe e ka qëlluar me armë jashtë lokalit.

Noka ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.

28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit ishte me origjinë nga Dibra.

Ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Ai ishte larguar nga Shqipëria në Mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar në për shpërndarje të lëndëve narkotike.

28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj.

Tafçiu ishte deportuar në Shqipëri nga Franca në nëntor të vitit të kaluar.

Njoftimi i plote

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat