Detaje/ I riu ndodhej në Astir për varrimin e gjyshes, ishte me dy vajza në lokal para se të qëllohej për vdekje

Tirana

Detaje/ I riu ndodhej në Astir për varrimin e gjyshes, ishte me dy vajza në lokal para se të qëllohej për vdekje

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:29
Ilustrim

Detaje të tjera dalin nga vrasja e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit, Tiranë.

Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeç, jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.

Ai ishte me origjinë nga Dibra.

Vlison Tafciu ka ikur nga Shqipëria  në 7 mars të 2018-ës në France, ku më 12 mars të 2018 e kanë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar aty një vit. Ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe më 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person, për të dalë jashtë.

Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, ku edhe ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat