Zbardhet vrasja e 29 vjeçarit në Astir, policia jep detajet. Ndodhi për shkak të… - Bota Sot
Zbardhet vrasja e 29 vjeçarit në Astir, policia jep detajet. Ndodhi për shkak të…

Tirana

Zbardhet vrasja e 29 vjeçarit në Astir, policia jep detajet. Ndodhi për shkak të…

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:44
Foto

Më datë 20 Tirana u trondit nga vrasja me armë zjarri e një 29-vjeçari.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka bërë të mundur që të zbardhë komplet ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat