Tirana, 1 nga 3 qytetet më të ndotura në Europë. Mjekët: Është rritur numri i të sëmurëve

Tirana

Tirana, 1 nga 3 qytetet më të ndotura në Europë. Mjekët: Është rritur numri i të sëmurëve

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Niveli i ndotjes së ajrit ka sjellë probleme të shumta në shëndetin e banorëve të Tiranës duke rritur kështu numrin e atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve jo vetëm të moshuarit, por edhe më të rinjtë në moshë po paraqesin probleme që vijnë nga niveli i lartë i ndotjes. Ndërkohë indeksi i ndotjes e radhit Tiranën ndër tre qytet me më shumë ndotje në Europë.

Vitet e fundit, numri i personave, gjendja shëndetësore e të cilëve ëshët përkeqësuar nga ndotja e ajrit në Tiranë është rritur ndjeshëm.

Mjekët shprehen se më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, por nuk mungojnë as moshat e reja.

"Ndotja e mjedisit në pacientë që mund të jenë alergjikë pa ndonjë patologji aktuale tek këto favorizon që të shfaqen më shpejt simptomat e një sëmundje kronike. Vitet e fundit shohim një shtim të rasteve të të sëmurëve me sëmundje pulmonare kronike, kryesisht moshat mbi 60 vjeç. Megjithatë shohim se është një tendencë dhe në moshat e reja".

Ndërkohë, sipas indeksit të ndotjes së publikuar nga Numbeo.Com Shqipëria në 2020 është një nga shtetet me ndotje më të larët të mjedisit në Europë, duke shënuar 77.77 pikë.

Referuar po këtij indeksi në vitin 2020, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë  arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit,  duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019.

Jo vetëm kaq, por po sipas këtij raporti Tirana renditet edhe një nga tre qytetet me ndotjen më të lartë në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Tetovën dhe Chelyabinsk në Rusi.

Banorët e kryeqytetit çdo ditë ankohen për nivelin e lartë të ndotjes në qytet, ndërsa shtojnë se ndotja më së shumti ndihet gjatë orëve të pasdites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat