Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, kërcënonte me vdekje bashkëshorten

Tirana

Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, kërcënonte me vdekje bashkëshorten

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:14
Policia në Tiranë

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet P.S., 51 vjeç.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat