Kapet duke vjedhur lokal, zbulohen katër ngjarje të tjera

Tirana

Kapet duke vjedhur lokal, zbulohen katër ngjarje të tjera

Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Një person në Tiranë i dyshuar për vjedhjen e një lokali është kapur mat brenda tij.

Efektivët e komisariatit Nr. 3, arrestuan A. P., 29 vjeç, banues në Durrës.

I riu është kapur në flagrancë gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të H. S., 42 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i riu është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:

– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29 janar

– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më 18 janar;

– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më 27 janar

– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më 27 janar;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar i dyshuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat