Eksperti i mjedisit: Tirana nuk ka matje në kohë reale për ndotjen e ajrit - Bota Sot
Eksperti i mjedisit: Tirana nuk ka matje në kohë reale për ndotjen e ajrit

Tirana

Eksperti i mjedisit: Tirana nuk ka matje në kohë reale për ndotjen e ajrit

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 21:40
Mihallaq Qirjo

Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, shprehet se Tirana nuk ka matje në kohë reale për ndotjen e ajrit.

Qirjo, i ftuar në “Ekopolitikë” në TV Ora, theksoi se në kryeqytetet evropiane këto matje janë në kohë reale.

Ai shtoi po ashtu se sipas OBSH numri i të vdekurve në mënyrë indirekte nga ndotja e ajrit është shumë më e lartë.

Mihallaq Qirjo: Shumica e kryeqyteteve kanë në kohë reale ndotjen dhe e kanë në LED, biles japin edhe parashikimin e ndotjes nga alergjitë. Sipas OBSH vdekjet janë 2140 persona që janë të vdekur indirekt nga ndotja e ajrit. Problematike është se sa ditë në vit norma qëndron mbi normën e lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat