Vjedhje, drogë dhe mashtrim, 4 të arrestuar në Tiranë

Tirana

Vjedhje, drogë dhe mashtrim, 4 të arrestuar në Tiranë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 4 persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Në pranga u vu shtetasi F. A., 28 vjeç., banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, Ky person në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, në 4 shkurt ka vjedhur në një servis, mjetin në pronësi të shtetasit A. M.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

"Nga shërbimet e këtij Komisariati u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. K., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thotë policia.

Ndërkohë një 39-vjeçar me iniciale G. S., u arrestua pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur një sasi prej 4 gr. lëndë të dyshuar narkotike, e llojit canabis sativa, e ndarë ne dy qese farmaceutike.

Ndërsa një 35-vjeçar me iniciale G.LL u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Materialet hetimore  për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat