Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari

Tirana

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit XH. A., banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat