Autobusi i "Tiranës së Re" përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra

Tirana

Autobusi i "Tiranës së Re" përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:37

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës "Tirana  e Re" është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore.

"Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe", thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat