Parkim me pagesë edhe në periferi - Bota Sot
Parkim me pagesë edhe në periferi

Tirana

Parkim me pagesë edhe në periferi

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:28
Ilustrim

Bashkia e Tiranës ka zgjeruar hartën e parkimeve me pagesë duke përfshirë edhe zonën C të qytetit. Banorët shprehen kundër këtij vendimi, ndërsa shtojnë se parkimi në Tiranë është bërë shumë i vështirë.

Parkimi me pagesë ka nisur të aplikohet dhe në zonat periferike të Tiranës.

Rruga “Migjeni” në Yzberisht, e sapo inaguruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj,  i është shtuar hartës së rrugëve me pagesë.

Për të parkuar këtu mjetin, një drejtuesi i duhet të paguajë 20 lekë për orë.

Qytetarët e kundërshtojnë këtë vendim të Bashkisë duke e cilësuar si zhvatje.

"Parkimi është shumë problem në këtë zonë, sepse edhe pallatet nuk kanë."

"Nuk është e drejtë, akoma nuk është bërë urbanizimi. Erjon Veliaj është Erjon Veliaj, nuk kemi çfarë i bëjmë, ka edhe gurin edhe arrën në dorë."

"Është e padrejtë, është vend i banuar."

"200 lekë ora është e tepërt."

"Erjon Veliaj do lekë kudo, çfarë të bëjmë?"

Ndërkohë që në njërin krah të rrugës është vendosur parkimi me pagesë, qytetarët detyrohen të parkojnë në krahun tjetër, kundër çdo rregulli të qarkullimit rrugor.

Të pamësuar me parkimin me pagesë, qytetarët po përballen edhe me gjobat e policisë bashkiake.

Bashkia e Tiranës është ndarë në tre zona parkimi publik me pagesë ku tarifat variojnë nga 100 lekë në qendër, 40 lekë në zonën e jashtme të Unazës së Vogël dhe 20 lekë në periferi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat