Baste dhe lojëra fati, policia i godet gjatë ndeshjeve të Europa League

Tirana

Baste dhe lojëra fati, policia i godet gjatë ndeshjeve të Europa League

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:42
Tiranë

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit.

Strukturat e anti-krimit ekonomik në bashkëpunim me policinë janë duke zhvilluar kontrolle në disa lokale ku dyshohet se zhvillohen aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Mësohet se janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit janë shoqëruar edhe disa persona.

Kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive janë mbyllur nga 1 janari i vitit të kaluar, por aktiviteti vazhdon ende në mënyrë të paligjshme.

Dyshohet se nga ndeshjet e javës në Champions dhe Europa League, policia dhe krimi ekonomik kishin informacioni se luheshin baste të lotarive sportive në disa lokale dhe lagje të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat