Tirana me baltë e pa ndriçim, banorët akuzojnë Veliajn: Ka harruar detyrën

Tirana

Tirana me baltë e pa ndriçim, banorët akuzojnë Veliajn: Ka harruar detyrën

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Baltë, gropa, rrugë të shkatërruara dhe pa ndriçim. Kjo është pamja që të ofron zona pranë Kodrës së Diellit ku po zhvillohen punime të reja. Banorët akuzojnë bashkinë se nuk po kryen detyrën edhe pse kanë bërë një sërë kërkesash prej gati një viti.

Të jetosh në Tiranë është një mision i vështirë qoftë edhe në lagjet e reja të kryeqytetit.

Në Kodrën e Diellit për shkak të situatës ku gjenden rrugët, kalimi me automjet është i vështirë.

"Kemi filluar të blejmë fuoristrada se makinat e ulëta nuk i përdorim dot. Qëparë e sheshova rrugën me kazmë e lopatë për të kaluar".

Në kryerjen e punimeve për ndërtime të reja bashkia e Tiranës nuk merr asnjë masë për kanalizimet apo grumbullimin e mbetjeve.

"Ata të Kodrës së Diellit i pastrojnë betonieret dhe i lëshojnë këtu me kimikate dhe të gjitha. U kemi thënë dhe nuk do t'ja dijë njeri."

"Ecim me çizme në mes të Tiranës, ne shtresa e varfër jemi mbytur këtu, miliarderët i kemi mbi kokë."

Me sa duket edhe një herë kryetari i Bashkisë ka treguar se e ka më të lehtë të publikojë propagandën dhe jo të kujdeset për problemet e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat