Tërhiqet qeveria, nuk ka kulla te Teatri Kombëtar

Tirana

Tërhiqet qeveria, nuk ka kulla te Teatri Kombëtar

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:49
foto

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se është anuluar marrëveshja me kompaninë “Fusha sh.p.k” për të ndërtuar Teatrin Kombëtar bashkë me kullat, pasi është konstatuar se ajo nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar projektin e Teatrit të ri.

Si pasojë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike dhe jo si një PPP.

"Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike", thuhet në njoftimin e Bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat