“Kisha do t’u kthehet besimtarëve”/ Deklarata e kryebashkiakut për kishën e Shën Prokopit

Tirana

“Kisha do t’u kthehet besimtarëve”/ Deklarata e kryebashkiakut për kishën e Shën Prokopit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:01
Erion Veliaj

Kisha e Shën Prokopit pranë parkut të liqenit artificial do të kthehet në shërbim të besimtarëve të krishterë.

Këtë e ka deklaruar kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili  mori pjesë në mbjelljen e 100 fidaneve  nga nxënësit e shkollës  “Kongresi i Lushnjes” dhe asaj “Qemal Stafa”.

“Kjo quhet kodra e Shën Prokopit dhe po të shikoni fotot e vjetra të Tiranës, tani që kryeqyteti ka mbushur 100 vjeç, kodrat kanë qenë komplet të zhveshura, këtu në majë ka qenë vetëm kisha, të cilën do ta rikthejmë siç ka qenë. Tani nga maja e kodrës shohim mijëra pemë, të cilat nuk ndodhen këtu rastësisht, pra dikush përpara nesh i ka mbjellë. Para 5 vitesh rifilluam me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe sot besoj çdo gjeneratë, edhe gjenerata jonë, ka për detyrë, një detyrë morale qytetare, që t’ia lërë gjeneratës tjetër qytetin më të mirë sesa e gjetëm”, u shpreh Veliaj.

Veliaj i ftoi të gjithë të rinjtë që të kontribuojnë për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Përveç gjelbërimit,  Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh  edhe për rehabilitimin e monumenteve historikë dhe kulturor të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat