30 mln euro për Teatrin? Ja çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës - Bota Sot
30 mln euro për Teatrin? Ja çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës

Tirana

30 mln euro për Teatrin? Ja çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Foto

30 mln euro është kosto që Erion Veliaj ka deklaruar se duhet përballuar  për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Duke propozuar si zgjidhje privatin.

Dy vite nga ky qëndrim, bashkia e Tiranës ndryshon mendje dhe deklaron se investimi nuk duhet të kryhet nga privati, por nga fondet publike.

Për këtë qëndrim një pjesë e qytetarëve thonë se për artin dhe kulturën ia vlen të shpenzosh, por duke theksuar se shpenzimi duhet për restaurimin e ndërtesës aktuale dhe për ruajtjen e memories historike.

"Po të ndërtohet sic ka qenë me atë arkitektuarë që ka pasur do të jetë një gjë e bukur"

Por në vendin tonë shprehen të tjerë ka probleme më serioze sesa mungesa e një institucioni kulturor.

E duke qenë se rrugët janë lënë më gropa e baltë, një fond i tillë do ti risillte Tiranës emrin kryeqytet.

"Ka të tjera gjëra për tu bërë para se të ndërtohet Teatri"

"Mua ma prishi shtëpinë dhe më la në mes të rrugës"

"Ne kemi halle të tjera, jo të teatrit"

Artistët prej dy vitesh janë në protestë për mbrojtje të teatrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat