Sot 8 Marsi, dita e Gruas/ Protestë në Tiranë

Tirana

Sot 8 Marsi, dita e Gruas/ Protestë në Tiranë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 10:20
Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u shënua fillimisht në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.

Në Shqipëri kjo datë është kthyer më shumë se një ditë proteste, në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat ndihen të privilegjuara.

Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.

Në Tiranë në orën 11:30 është paralajmëruar një marshim nga drejtoria e Policisë drejt Kryeministrisë nga vajzat dhe gratë.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat