Nis dezinfektimi i kopshteve dhe çerdheve në Tiranë

Tirana

Nis dezinfektimi i kopshteve dhe çerdheve në Tiranë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 12:32
Tiranë

Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj konfirmoi se vendimi vlen edhe për kopshtet dhe çerdhet.

“Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë më të rrezikuar”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërkohë, ai publikoi edhe një video në rrjetet sociale duke thënë se po kryhen dezinfektimet nëpër kopshte dhe çerdhe, “që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat