Shërohen nga Covid-19 dy mjekë në spitalin e Tiranës

Tirana

Shërohen nga Covid-19 dy mjekë në spitalin e Tiranës

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Shërohen pas infektimit nga koronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Kështu, shkon në 8 personelit mjekësor që është shëruar tashmë nga ky virus në Tiranë dhe Durrës.

Manastirliu: COVID-19 Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat