Para disa javësh tha se ‘mezi pret që koronavirusi të arrijë në Shqipëri’ – sqarohet kryeinspektorja e shëndetit

Tirana

Para disa javësh tha se ‘mezi pret që koronavirusi të arrijë në Shqipëri’ – sqarohet kryeinspektorja e shëndetit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:38
Areti Beruka

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, shpjegoi se çfarë nënkuptoi kur tha përpara disa javësh se mezi priste që koronavirusi të vinte në vendin tonë.

“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji.

Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, deklaroi Beruka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat