Policia e Tiranës në ankth/ Një efektiv rezulton pozitiv me koronavirus, priten rezultatet për 5 të tjerë

Tirana

Policia e Tiranës në ankth/ Një efektiv rezulton pozitiv me koronavirus, priten rezultatet për 5 të tjerë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një punonjës i policisë në Tiranë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe vetë policia zyrtarisht. Burime për ABC News nga policia thonë se u është marrë tamponi edhe 5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Këta persona, siç raporton abcnews, janë persona me të cilët efektivi ka pasur kontakte më të aferta si dhe persona të tjerë me të cilët ka ndryshar turnin.

Polici i infektuar prej një jave është vetë-karantinuar. E njëjta situatë paraqitet edhe me familjarët e tij, të cilët deri më tani fatmirësisht nuk kanë simptoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat