300 vizita në ditë online/ Qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë përshtatet me situatën e Covid-19

Tirana

300 vizita në ditë online/ Qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë përshtatet me situatën e Covid-19

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:14
Ilustrim

Qendra Shëndetësore numër 1 në Tiranë, që mbulon rreth 80 mijë banorë, do të ishte plot me pacientë në radhë. Por me shpalljen e pandemisë botërore kjo ambulancë dhe gjithë të tjerat e kanë përshtatur shërbimin mjekësor.

Vizitat tani kryhen online, pra në distancë dhe në rastë urgjence pacienti paraqitet fizikisht.

“Sot kanë ardhur rreth 8 pacientë fizikisht. Në një ditë tani në të gjithë bëjmë rreth 300 vizita me telefon dhe fizikisht”, shprehet Anila Shahini, kardiologe.

Ndërkohë që po filmonin një zotëri 80-vjeçar që kishte rënë nga bicikleta u paraqit në klinikë.

“Nuk kam asgjë. Jam rrëzuar nga bicikleta, jo nga virusi”, ishte batuta e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat