Nënat dhe fëmijët lejohen të dalin sot në Shqipëri

Tirana

Nënat dhe fëmijët lejohen të dalin sot në Shqipëri

Më: 26 prill 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Pas ditës së djeshme kur ishin të lejuar të dilnin vetëm të moshuarit, sot e kanë pasur nënë me fëmijët deri në 10 vjeç për të dalë.

Ashtu si e diela e kaluar, kryeqyteti dhe disa qytete te vendin janë “pushtuar” nga vogëlushët të shoqëruara nga nënat e tyre.

Ata do të kenë mundësi shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t'i ruajtur nga COVID-19.

Por sipas udhëzimeve të kryeministrit Rama nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht."

Ngjashëm me të moshuarit dje, orari i lirisë është deri në 11:00 dhe pastaj do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon ora policore e cila përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat