“Nuk hapim çerdhet pa dhënë ‘ok’ Ministria e Shëndetësisë”/ Veliaj: Si do bëhet mësimi i maturantëve

Tirana

“Nuk hapim çerdhet pa dhënë ‘ok’ Ministria e Shëndetësisë”/ Veliaj: Si do bëhet mësimi i maturantëve

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:19
Erion Veliaj

Shkollat dhe çerdhet nuk do të hapen deri sa ministrja e Shëndetësisë do të japë “ok”. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për Report Tv, teksa ka dhënë disa detaje se si do të vijojë matura.

“Nëse vjen një rekomandim nga mjekët për të mos i hapur, nuk do i hapim. Mund të kemi opinione të ndryshme, por  jo faktet. Prindërve, një nga dy prindërit të rrinë në shtëpi të punojnë, derisa mjekët të na japin ok, do duhet t’i respektojmë ato. Ndërkohë është marrë një vendim për hapjen e maturës. Matura bën përjashtim se një pjesë e konsiderueshme do të vazhdojnë universitetin. Klasat do jenë shumë të vogla, dhe një maturë do të bëjë maturën në disa shkolla, me shumë gjasa do përdorim edhe shkollat 9-vjeçare, ka filluar dezinfektimi, shkolla vuloset dhe do të hapen vetëm ditën kur maturantët do të jenë aty”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ka bërë me dije se për shkak të çeljes së shkollave për maturantët, do të sjellë edhe angazhim të mësuesve shtesë, pasi një nga idetë që po diskutohet është pikërisht mësimi me dy turne. Rekrutimi i këtyre mësuesve do të bëhet nëpërmjet portalit për mësuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat