I dënuar për disa vepra penale dhe në kërkim nga policia, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Tirana

I dënuar për disa vepra penale dhe në kërkim nga policia, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje, shkatërrim prone dhe organizim të lojërave të palejuara, është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ''Koordinata.''

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

''Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas me profil të lartë kriminal, i shpallur në kërkim, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira, Shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat