Ndahet nga jeta polici bashkiak i Tiranës, ishte djali i profesorit të baletit Tasim Dajçi - Bota Sot
Ndahet nga jeta polici bashkiak i Tiranës, ishte djali i profesorit të baletit Tasim Dajçi

Tirana

Ndahet nga jeta polici bashkiak i Tiranës, ishte djali i profesorit të baletit Tasim Dajçi

Më: 12 maj 2020 Në ora: 11:41
Besfort Dajçi

Një lajm i hidhur vjen nga radhët e policisë bashkiake të Tiranës.

Sipas një njoftimi fillestar nga Policia Bashkiake e Tiranës, është bërë e ditur për ndarjen nga jeta të punonjësit të tyre të dalluar, efektivit policor Besfort Dajçi.

“Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt”, thuhet në njoftim.

Besfort Dajçi ishte djali i profesorit të njohur të baletit, edhe në Kosovë e veçanërisht në Pejë, Tasim Dajçi.

I ndjeri ka lënë prapa, prindërit, bashkëshorten por edhe djalin 6 vjeçar.

Besforti është ndarë nga jeta duke humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte 4 vite që i ishte bashkuar efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat