Emiri: Veliaj pa përgjigje për Teatrin Kombëtar, kullat nuk kanë ikur si projekt

Tirana

Emiri: Veliaj pa përgjigje për Teatrin Kombëtar, kullat nuk kanë ikur si projekt

Më: 12 maj 2020 Në ora: 19:52
Teatri Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon rezistencën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama mbeten të vendosur për shembjen e godinës.

Aktorja Juli Emiri për Ora News thotë se nuk kanë asnjë përgjigje nga Veliaj pasi nuk ka asnjë argument në favor të tij.

Emiri: Nuk ka përgjigje se nuk ka argumenta dhe kjo është shumë e qartë. Kjo është e qartë dhe për qytetarët dhe është shumë mirë të revoltohen në të drejtën e tyre. Nuk ka përgjigje përsa kohë nuk ka argumenta, qoftë në intervistat skandaloze që ka dhënë kryetari i bashkisë. Nuk jep dot asnjë përgjigje të vetme, vetë është përpjekur për tu shmangur dhe për ta politizuar. Ka dalë si 'mbreti lakuriq'. Teatri mund të restaurohet.

Emiri thotë se as kullat nuk kanë ikur si projekt teksa paralajmëron përshkallëzimin e protestave për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Emiri: Kullat nuk kanë ikur si projekt e pranoi me gojën e vet se aty në të ardhmen do të ketë kulla pas Teatrit Kombëtar. Do të vazhdojë protestën, protesta do të bëhet me intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat