Bashkia e Tiranës neglizhon masat, hiqet tuneli dezinfektues në treg

Tirana

Bashkia e Tiranës neglizhon masat, hiqet tuneli dezinfektues në treg

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:19
Tuneli

Pavarësisht se Tiranë është pjesë e qyteteve në listën e  kuqe sa i përket koronavirusit, Bashkia e Tiranës duket se i ka neglizhuar masat duke hequr tunelin dezinfektues në një nga tregjet e kryeqytetit.  Por nga ana tjetër, kjo masë funksionon rregullisht në hyrje të godinës së bashkisë.

Tregjet janë ambientet ku rrezikshmëria për përhapjen e coronavirsit është tepër e madhe, ndaj dhe në disa prej tyre, pas insistimit të kryeministrit Rama u vendosën tunele dezinfektimi.

Të paqartë për arsyen heqjes së kësaj mase janë edhe qytetarët. Ata thonë se është herët për largimin e kësaj mase, ndërkohë që virusi nuk është larguar ende.

"Mirë është që të jenë"

"Duhen zbatuar rregullat"

"Duhet ta kishin lënë, jemi në zonë të kuqe"

Ata shtojnë se rreziku është ende i madh për përhapjen e covid 19.

"Njerëzit nuk respektojnë radhët"

Por ndërsa bashkia e Tiranës duket se e ka përjashtuar tregun nga rrezikshmëria e përhapjes së koronavirusit, në hyrje të bashkisë, dezinfektimi i punonjësve vijon normalisht.

Ndërkohë tregu i Kombinatit, i cili u kritikua më shumë për shkelje të masave, këtë të mërkurë ruhej vetëm nga policia dhe jo nga Ushtria.

Ndërkohë Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve aktivë me coronavirus. Ndërsa ekspertët e shëndetit thonë se nuk duhet të neglizhohen masat pavarësisht rënies së kurbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat