Edhe “pallati i VIP-ave”/ Tërmeti i 26 nëntorit, sa godina të tjera do shemben dhe kur - Bota Sot
Edhe “pallati i VIP-ave”/ Tërmeti i 26 nëntorit, sa godina të tjera do shemben dhe kur

Tirana

Edhe “pallati i VIP-ave”/ Tërmeti i 26 nëntorit, sa godina të tjera do shemben dhe kur

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:43
Foto

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot shembjen e 2 pallateve dhe 86 ndërtesave të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Një nga pallatet që do të shembet  është godina e njohur që pas tërmetit si pallati i VIP-ave, pasi aty kanë jetuar personazhe të njohur mes të cilëve dhe këngëtarja Parashqevi Simaku para zhvendosjes në SHBA. Pallati i ndërtuar në vitet ’80 u shpall i pabanueshëm që në ekspertizat e para për shkak të dëmeve strukturore dhe mëngjesin e sotëm specialistët e IKMT dhe policisë bashkiake të Durrësit kanë rrethuar pallatin që ndodhet në bulevardin ”Dyrrah” për të përgatitur shembjen e tij. Specialistët xhenierë po punojnë për hapjen e furnelave në trupin e objektit ku do të vendoset dhe lënda eksplozive për shembjen e tij. Zona ku ndodhet pallati është tejet e populluar, e mbushur me godina të tjera banimi dhe biznese të shumta ndaj operacioni për shembjen me shpërthim të kontrolluar kërkon masa dhe siguri të lartë.

Njoftimi i bashkisë për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak:

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja emergjente e këshillit bashkiak të Durrësit. Ja vendimi që ka miratuar në këtë mbledhje këshilli bashkiak:

Miratohet vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

Sipas burimeve nga IKMT-ja, shembja pritet të realizohet në fillim të javës tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat