Bashkia e Tiranës merr masat për pastrimin nga uji të Parkut “Rinia”

Tirana

Bashkia e Tiranës merr masat për pastrimin nga uji të Parkut “Rinia”

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Pas rreshjeve të dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë, Parku “Rinia” është gati sërish për të pritur me të vegjlit e kryeqytetit. Punonjësit e mirëmbajtjes e kanë rikthyer menjëherë në normalitet situatën e krijuar nga rreshjet e mëdha, edhe në pjesën e kodrinave gjarpëruese të parkut.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, bashkia bën të ditur me anë të njoftimit se “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit edhe aktivitete fizike për fëmijët. Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.

“Një gjetje unike është edhe baseni ujor që rrethon “Monumentin e Pavarësisë”, i cili shërben si një mbrojtës natyror nga vandalet. Parku ka një hapësirë të veçantë që i është dedikuar atyre që dëshirojnë të luajnë me katërputroshët si dhe janë krijuar mini-sheshe për fëmijë e të moshuar, ndërsa është bërë shtrimi i rrugicave me gurë dekorativ dhe është vendosur dhe sistem i ri ndriçimi”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat