U vra tek “Komuna e Parisit” në makinë, ja emri i viktimës

Tirana

U vra tek “Komuna e Parisit” në makinë, ja emri i viktimës

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një person është vrarë pak më parë në Tiranë tek Komuna e Parisit. Sipas burimeve bëhet me dije se viktima është Hekuran Billa 40 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat