Bashkia dështon me mbeturinat, ku shkuan 4 milionë euro në Tiranë?

Tirana

Bashkia dështon me mbeturinat, ku shkuan 4 milionë euro në Tiranë?

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Projekti për diferencimin e mbetjeve në Tiranë ka marrë fonde kolosale, por paratë nuk dihet se ku kanë shkuar. Koshat janë jashtë çdo standarti, ndërsa tenderat shpesh rezultojnë se janë dhënë pa konkurrencë.

 Në vitin 2016 Bashkia Tiranë nisi të lidhë kontratat për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet.

Përmes një bashkëpunimi me bashkinë e Veronës në Itali u krijua Eco Albania ku synohej që të zgjidhej problemi i mbetjeve në kryeqytet, madje dhe diferencimi.

Por pavarësisht fondeve marramendëse, ku PD deklaron se janë përdorur 4 milionë euro, të shpenzuara për shërbimin e pastrimit, kryeqytetit nuk i ka ndryshuar asgjë. Situata vijon të jetë problematike në shumë lagje të Tiranës.

Veliaj: Tirana do të ketë një flotë të re, kosha të rinj dhe një kompani publike bashkë me Bashkinë e Veronës që do të merret me pastrimin e qytetit. Në qytetin e Tiranës duhet të jetë e ndaluar hyrja në çdo kosh dhe nxjerrja e të gjithë plehrave për të kapur një kanaçe.

Por mjafton të bësh një vëzhgim gjen pafund pjestarë të komunitetit rom që mbledhin material të riciklueshme.

Diferencimi i mbetjeve është një problem që shqetëson edhe qytetarët të cilët akuzojnë bashkinë që nuk po kontrrollon kompaninë të cilës i ka dhënë tenderin.

"Është përgjegjësia e bashkisë, duhet t'i kërkojë llogari atij administratorit të plehrave".

Sipas marrëveshjes Bashkia e Tiranës duhet ta zgjidhë kontartën me Eco Tirana pasi kompania nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat