Regjistrimi në çerdhe, nis aplikimi/ Për sezonin e ri do të pranohen 3500 të mitur

Tirana

Regjistrimi në çerdhe, nis aplikimi/ Për sezonin e ri do të pranohen 3500 të mitur

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:47
Foto

Nisi në 35 çerdhet e Tiranes procesi i aplikimit për të regjistruar fëmijët në çerdhe, proces i cili zgjat deri të premten më 26 qershor.

“Dorëzimi i dokumenteve bëhet nga ora 9-14. Prioritet kanë fëmijët që janë banorë të zonave ku janë çerdhet. Kapaciteti i 35 çerdheve është 3500 fëmijë, jo më shumë”, shprehet Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë.

“Është shumë mirë shteti. Ka cilësi. Paguhet vetëm 40 mijë lekë të vjetra. Fëmija socializohet e zhvillohet më mirë”, shprehen disa prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat