Infektohen me koronavirus dy mësuese gjimnazi në Tiranë

Tirana

Infektohen me koronavirus dy mësuese gjimnazi në Tiranë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 17:01
Ilustrim

Dy mësuese gjimnazi në Tiranë rezultojnë pozitivë me COVID-19.

ISHP nuk e ka ende të qartë se si janë infektuar dy mësueset, po mësohet se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 33 raste infektimesh gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ku pjesa dërrmuese e tyre, plot 23 janë në kryeqytet.

Pak minuta më parë ndërroi jetë edhe një 62-vjeçar nga Tirana duke e çuar në 45 numrin e viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat