Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar 5 persona në 24 orët e fundit. Uniformat nlu kanë kapur një person që ishte në kërkim kombëtar, një 55-vjeçar ka thyer karantinë dhe ka fyer kunatën që kishte urdhër mbrojtje. Personat e tjerë janë arrestuar sepse kishin udhëtuar të pirë në timon.
Njoftimi i uniformave blu
Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona në 24 orët e fundit, mes tyre një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë ndaluar shtetasin D. N., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën “Medar Shtylla” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l.
•L. B., pasi në rrugën “Muhaedin Llagani”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.