Makina del nga rruga në Tiranë, humb jetën pasagjeri

Tirana

Makina del nga rruga në Tiranë, humb jetën pasagjeri

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë me pasojë vdekjen.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 24-vjeçari G.M, i cili ishte në vendin e pasagjerit.

Ndërkohë shoferi i mjetit K.M, 26 vjeç është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur "Rrapi".

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat