Një tjetër kopësht mbyllet në Tiranë; kishte staf të infektuar me Covid-19!

Tirana

Një tjetër kopësht mbyllet në Tiranë; kishte staf të infektuar me Covid-19!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:27
Ilustrim

Kopështi ‘4 stinët’ (nr 45) në Tiranë është detyruar të mbyllë dyert për të paktën 2 javët e ardhshme, pasi një prej punonjësve në stafin e këtij institucioni ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Stafi do të bëhet pjesë e hetimit epidemiologjik, ndërsa do t’u merren tamponët. Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit. Fëmijët, ditët që kopshti do të jetë mbyllur do të dërgohen te një tjetër në njësinë nr. 5; shkruan Shqiptarja.com

Ky është kopështi i tretë në Tiranë që detyrohet të mbyllet për shkak të infektimit të stafit me Coronavirus, pas atij në zonën e ish-Bllokut dhe një tjetri në Kamëz para disa ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat