Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.
Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 99 raste të reja me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.
Situata paraqitet serioze në Infektiv, ndërkohë që të shtruar në dy spitalet, Infektiv dhe Sanatorium, janë 102 pacientë, 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.