Pa distancim fizik, qytetarët në radhë për të marrë shërbime në bashkinë e Tiranës

Tirana

Pa distancim fizik, qytetarët në radhë për të marrë shërbime në bashkinë e Tiranës

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 09:15
Qytetarët në radhë për të marrë shërbime në bashkinë e Tiranës

Ashtu si në shumë institucione të tjera edhe në bashkinë e Tiranës shënohen radhë të gjata për shërbime.

Mëngjesi i sotëm, i ka gjetur qytetarët që duan të marrin shërbime të grumbulluar nën diell para hyrjes së bashkisë.

Në hyrje është vënë një çadër, por që është e pamjaftueshme për numrin e madh të personave.

Ndërkohë, sikurse mund të shihet nga pamjet që sjell Ora News, qytetarët nuk ruajnë distancimin fizik dhe një pjesë prej tyre nuk kanë maska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat