E rëndë në Tiranë! Përplaset nga makina fëmija 6 vjeç

Tirana

E rëndë në Tiranë! Përplaset nga makina fëmija 6 vjeç

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:21
Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë, me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur.

Ngjarja e rëndë është shënuar  rreth orës 10:30,  në rrugën e “Durrësit”.

Mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B., 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat