Tirana fiton titullin kampion, Veliaj premton shpërblimin

Tirana

Tirana fiton titullin kampion, Veliaj premton shpërblimin

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:31
Erion Veliaj dhe Refik Halili

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka reaguar për fitimin e titullit kampion nga Tirana.

Numri një i kryeqytetit ka shkruajtur në Twitter se do të ketë një nderim për klub bardheblu, por dhe shpërblim për klubin e Refik Halilit.

Veliaj ka premtuar se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak do të akordohet një shpërblim për klubin e Tiranës. Kryeqytetasit fituan për të 25 herë në histori trofeun më të rëndësishëm në histori.

“Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë.
Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat